E Diel, 1 Nëntor 2026

Romët, Totozani: Jo vetëgjyqësi, çështjen e romëve do ta ndjekim hap pas hapi

Reagim të vonuar. Të tillë e ka vlerësuar deklaratën e sotme të Ministrisë së Punës Avokati i Popullit Igli Totozani lidhur me strehimin e 37 familjeve të komunitetit rom të mbetur në rrugë, pas dëbimit nga barakat e tyre në rrugën e Kavajës. Në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News me drejtorin e Informacionit Patrik Sadikaj, Totozani shprehu rezerva lidhur me propozimin e ofruar nga ky institucion, ndërsa siguroi se do ta ndjekë hap pas hapi rregullimin e infrastrukturës së objektit, në mënyrë që qytetarëve rom tu krijohen kushtet e përshtatshme për të jetuar.

Reagimi është pak i vonuar, kemi 12 ditë me të njëjtën situatë. Avokati i Popullit nuk është institucion që u krijon probleme qytetarëve, por as ua zgjidh.Problemet e qytetarëve lindin nga administrata publike, ose nga përballja me njëri-tjetrin, por dhe zgjidhen nga administrata publike. E dëgjova me vëmendje propozimin e Ministrisë së Punës, ai është institucioni bashkë me bashkinë e Tiranës që duhet tu japë zgjidhje romëve për strehimin. Ka dhënë një zgjidhje, ky është organi kompetent dhe ai mendon se qytetarët rom meritojnë të shkojnë atje. Por a mendon Ministria se ky është ambjenti i duhur për të jetuar romët. A është zgjidhje që respekton dinjitetin e njeriut, të drejtat e tyre. Detyra jonë është të monitorojmë hap pas hapi, hapat që ndjek qeveria. Ky është binomi i lidhur ngushtë me njëri-tjetrin, qeverisës dhe të qeverisur, ne nuk bëjmë pjesë këtu. Ne sjemi pjesë e qeverisë, jemi institucion i pavarur që vëzhgon vendimet e qeverisë. Ndaj do monitorojmë hapat që do ndiqen për të rregulluar infrastrukturën këtij ambjenti ish ushtarak, nëse ka energji, ujë, tualete. Do vëzhgojmë sesi qeveria do përkujdeset për këta qytetarë tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›