Romet debohen nga kampi

Deri në datën 1 shkurt, 15 familjet rome që u dëbuan me forcë nga
vendstrehimet e tyre pranë stacionit të vjetër të trenit duhet të lënë
cadrat e ngritura nga Ministria e Punës në zonën e Tufinës, pasi pronari
i tokës ku gjendet kampi nuk i lejon më të vazhdojnë jetesën në pronën e
tij.
Për këtë arsye, mëngjesin e së hënës, bashkë me fëmijët e tyre të vegjël, romët kanë protestuar para Ministrisë së Punës.
Ata kanë kërkuar të takohen me drejtues të lartë të kësaj ministrie, e cila duhet t'u sigurojë atyre një vendstrehim të ri, sipas premtimeve që i ka bërë këtij komuniteti përgjatë gjithë vitit që shkoi.
Por megjithëse kanë pritur për disa orë, askush prej zyrtarëve të Minstrisë së Punës nuk është takuar me romët.
Kjo situatë i ka irrituar mjaft ata ndaj kanë deklaruar se nesër do të zhvendosen para hyrjes së Ministrisë duke krijuar aty një vendstrehim nëse Ministria nuk merr masa për ta.