E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinjo kapetmat ne 2.20 te nates

MILANO- Te Milani ka lindur serish nje ceshtje Ronaldinjo. Braziliani kete here eshte filmuar duke dale nga nje restorant ne oren 2.20 te mbremjes ne zonen San Vitore te Milanos.

Nje gje e tille nuk u ka pelqyer drejtuesve te Milanit sidomos trajnerit Alegri. Nuk dija asgje - tha ai ne konferencen per shtyp para ndeshjes me Fiorentinen. ndash Por eshte logjike qe dicka e tille nuk me pelqen. Ndoshta ka zgjatur darken mund te ndodhe por keto nuk jane orare te pershtatshme per jeten e nje sportisti shtoi tekniku i Milanit.

Nderkohe administratori Adriano Galiani nuk ka pranuar ta komentoje kete veprim te futbollistit brazilian duke thene vetem se ajo eshte nje ceshtje qe do te zgjidhet brenda per brenda klubit.

Ne fakt nuk eshte hera e pare qe Ronaldinjo filmohet apo fotografohet ne oret e vona te nates. Madje problemet me disiplinen dhe me daljet e oreve te vona ishin nje nga shkaqet kryesore qe ai u largua nga Barcelona.

e.n/A.Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›