E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ronaldo: Reali nuk lejoi Ançelotin të bëhej trajner i Brazilit!

Karlo Ançeloti ka qenë me të vërtetë shumë pranë pankinës së Brazilit. Këtë fakt e bëri me dije njëri prej ndërmjetësve.

Në “Charla Podcast”, Ronaldo Nazario de Lima tregoi se ai kishte qenë ndërmjetësi mes Federatës Braziliane të Futbollit dhe Karlo Ançelotit.

“Reali i Madridit nuk lejoi Ançelotin që të bëhej komisari teknik i Brazilit. Unë bisedova dhe e binda që të pranonte detyrën, por Reali nuk i prishi kontratën pasi ai fitoi Champions League-n”, tha Ronaldo. A.V.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›