Ronaldo e shpëton Realin dhe Mourinhon

Shkarkimin e mundshëm të Jose Mourinhos e ka shpëtuar Cristiano Ronaldo. Reali ka fituar dramën me Real Sociedadin në një ndeshje me plot risi e rikthime.
Benzema shënoj për 1 me 0 që në minutën e dytë. Reali startoj me portier Adan i cili u ndëshkua me të kuq që në minutën e gjashtë duke i mundësuar gol Prietos nga penalltia të cilën nuk arriti ta ndalë as rezervisti Casillas.
Khedira shënoj për 2 me 1 në minutën e 35. Prieto barazoj në 2 me 2 në minutën e 40. Ronaldo në minutën e 68 dhe 70 shënoj dy gola të shpejtë për fitoren e Realit.
Prieto kompletoj het trikun në minutën e 76 për 4 me 3. Kjo ishte e tëra që Sociedadi mundi të bëjë në këtë ndeshje duke humbur 4 me 3./indeksonline/