Ronaldo ia mbath nga Nereida

Megjithate ne fundjave, sipas "El Mundo", bukuroshi Ronaldo ka bere nje perjashtim, duke marre pjese ne nje mbremje festive ne Palma di Maiorca. Mbremja e tij, u prish nga ish e dashura, modelja Nereida Gallardo.
Portugezi ishte ne sallen Mood Beach, per nje darke te qete ne shoqerine e disa miqve, ndersa ndiqte nje spektakel muzikor.
Vone ne mbremje, ne hyrje ia behu Nereida, e njohur si protagoniste e shtypit roze, me te cilen futbollisti ka patur nje lidhje ne te shkuaren.
Vajza nisi te flase me te ze te larte dhe te kerkonte ish-te dashurin e saj. Sipas "El Mundo" e gjitha kjo behej ne kuader te nje show televiziv.
Situata e krijuar ka detyruar drejtorin e lokalit qe te nxjerre futbollistin nga dera e pasme, nderkohe qe Nereida vrapoi dhe u hodh ne xhamin e perparme te makines se Ronaldos. Ishin truprojat ata qe munden ta largonin vajzen nga makina dhe t'i hapnin rruge yllit te Real.