E Diel, 1 Nëntor 2026

Ronaldo largohet nga grumbullimi i Portugalisë: Arsyet do i tregoj në kohën e duhur

Situata nuk është aspak e qetë në kampin e Portugalisë në prag të ndeshjes se nesërme kundër Danimarkës. Pas deklaratave të trajnerit Jorge Jesus në konferencën për shtyp, Cristiano Ronaldo (që nuk luajti në ndeshjen e fundit ndaj Norvegjisë) është larguar nga grumbullimi i skuadrës kombëtare.

Ylli portugez ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, konfirmon largimin nga grumbullimi, por deklaron se arsyet do ti tregojë në kohën e duhur.

“Pas konferencës për shtyp të trajnerit të kombëtares dhe pas një bisede me Presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, vendosa të largohem nga grumbullimi i kombëtares.

Në kohën e duhur, do t’u tregoj portugezëve të vërtetën rreth arsyeve të largimit tim nga kombëtarja, të cilës i jam përkushtuar gjithmonë.

Tani është koha për t’i uruar fat Portugalisë dhe të gjithë shokëve të mi të skuadrës, pa përjashtim”, shkruan Ronaldo në rrjetet sociale.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›