Ronaldo në stol, Solskjaer: Do vijë moment…

“Cristiano Ronaldo kishte një para-sezon të mirë me Juventusin, luajti për ekipin kombëtar, kaloi një javë të mirë këtu me ne. Herët a vonë ai patjetër do të jetë në fushë, kjo është e sigurt”. Kështu, Ole Gunnar Solskjaer, trajneri i Manchester United, ka folur për debutimin e Cristiano Ronaldos në ndeshjen e nesërme në Old Trafford kundër Neëcastle. Për kampionin portugez ky është në fakt debutimi i tij i dytë me fanellën e Djajve të Kuq: “Të gjithë evoluojnë gjatë karrierës së tyre – shpjegoi Solskjaer -. Cristiano është një lojtar i ndryshëm nga ai që u largua, por është ende në formë. Ai do të provojë në vitet e ardhshme për të luajtur sa më shumë dhe për të shënuar sa më shumë. Po shton aftësitë që ne nuk i kishim në ekip. Epo (qesh), në fakt askush nuk i ka ato. Ai është një nga lojtarët më të mire”.
“Kjo është ajo që bën: e jeton jetën e tij me disiplinën e një lojtari të madh. Nuk ke ku të fshihesh kur ke fitues si ai. Nuk mund të shkosh në stërvitje, të japësh 95% dhe të mos jesh i fokusuar… Kjo është ajo që ai pret nga vetja dhe nga të gjithë të tjerët”. Solskjaer është i bindur se Ronaldo mund të luajë në nivelin më të lartë deri në moshën 40 vjeçare, si një tjetër i madh i United, Ryan Giggs. Por ai paralajmëroi që të mos presin të njëjtin Ronaldo, si ai që mbërriti për herë të parë në radhët eUnited, si një anësor i dobët 18-vjeçar. “Ai është një nga më të mirët, natyrisht, në ajër. Dëshira e tij për të marrë krosime është e pakrahasueshme. Ai e njeh lojën më së miri, në çfarë pozicionesh të vendoset dhe kur të vrapojë. Është ende i shpejtë, duket nga statistikat, yll i ndritshëm dhe i spikatur për të gjithë, do të jetë një udhëheqës në këtë dhomë zhveshjeje”, shtoi Solskjaer.
Së fundi, për numrin 7 të zhvendosur nga Cavani tek Cristiano Ronaldo, Solskjaer tregoi: “Edinson ishte i jashtëzakonshëm. Cristiano e telefonoi dhe ata biseduan me njëri -tjetrin. Shkëmbimi i numrit të fanellës tregon respektin që ai ka për Cristianon, por edhe Cristiano duke folur me Edinson tregoi respekt të madh. Ata janë dy profesionistë”.