Rosell gëzon blaugranët

Barcelona ka dhe një tjetër goditje për të kryer në merkato. Është presidenti i blaugranave Sandro Rosell që del hapur duke deklaruar se deri më 31 Gusht do të ketë vend edhe për një afrim të fundit në skuadër. Prej kohësh kampionët e Spanjës janë në kërkim të një mbrojtësi, ku emrat e lakuar janë të një kalibri shumë të lartë, duke nisur nga Thiago Silva i PSG dhe për të vijuar me David Luiz të Chelsea.
Për të shtuar akoma më shumë fantazitë e merkatos mendon presidenti i Barcelonës që mban hapur merkaton e katalanasve.
"Deri më 31 gusht do të bëjmë një blerje të re për ekipin", u shpreh presidenti Rosell.