E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rosoneri i ri

Njëri nga lojtarët më të përfolur se do ti bashkohet Milanit, Andrea Poli më në fund e ka kompletuar kalimin te kjo skuadër. Ish lojtari i Sampdorias do të veshë fanelën e rosonerëve në edicionin e radhës.

Sampdoria dhe Milan kanë arritur marrëveshje për bashkëpronësinë e Polit, ku Milani do të ketë pjesën më të madhe të pronësisë.

Poli më parë ka qenë lojtar edhe i Trevisos, Sasuolos dhe Interit ndërsa luan në pozitën e mesfushorit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›