E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roucek pret Ramën: Opozita në Kuvend,zgjedhjet të hetohen

“Ishte një pasdite e ngjeshur në vijim të një komunikimi intensiv me miq dhe partnerë ndërkombëtarë. Ne padyshim, unë i ritheksova domosdoshmërinë e transparencës së plotë mbi procesin e shkuar zgjedhor për të mos lejuar më që procesi i ardhshëm zgjedhor të jetë i ngjashëm me të shkuarin për t’i dhënë fund korrupsionit elektoral”, u shpreh Rama. Ndërkohë, Libor Roucek, zëvendëspresident i Parlamentit Evropian, duke folur për rolin e presidentit Topi në ndërmjetësimin për zgjidhjen e krizës, u shpreh se është e rëndësishme të hetohen zgjedhjet, por ka theksuar se edhe për opozitën është e rëndësishme të futet në Parlament. Për sa i përket hapjes së kutive, Roucek u shpreh, sipas Partisë Socialiste: “Nuk më takon mua t'u them politikanëve shqiptarë se çfarë duhet të bëjnë. Ndoshta hapja e një pjese të kutive, në zona të ndryshme, pra hapja e disa kutive në çdo zonë edhe kjo mund të ishte një zgjidhje”.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›