Rovena për fitimet nga You Tube

Gjatë muajve të fundit, tema e blerjes së klikimeve në You Tube, ishte nga më të përfolurat në skenën muzikore shqiptare.
Lidhur me këtë ka komentuar edhe këngëtarja Rovena Stefa, e cila ka mohuar kategorigisht të ketë blerë klikime, duke e quajtur si gjë të pakuptimtë.
‘’Ç’më nevojitet mua të blej klikime falco. Që kur kemi marrëveshje më You Tube, ne kemi filluar të dëmshpërblehemi dhe puna jonë shpaguhet. Nëse unë blej klikime, ku ështe fitimi?”, ka thenë Stefa, e cila ishte e ftuar në TVSH.
Tutje, ajo ka shpjeguar se ka fitime nga klikimet , megjithëse ka probleme të ndryshme teknike. Asaj i është dashur që të lidhte kontratë me një kompani evropiane, me të cilëni i është dashur t’i ndajë fitimet përgjysmë.
Ndryshe, zëri i Rovena Stefës ka arritur edhe në Holivud, pasi ajo bën pjesë në filmin e fundit të aktorit holivudian Colin Farell "Dead man down" , ku për 32 sekonda dëgjohet kënga e saj me titull "Çka m'ka syri".
Menaxherja e këngëtares, Elisa Stefa, kishte konfirmuar për Indeksonline se kjo këngë është zgjedhur nga stafi profesional i filmit dhe natyrisht ka sjellë edhe përfitime materiale për Rovenën./Indeksonline/