E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Rozafa” kthehet në skenë filmi për dokumentarin e Robert Budinës e Luigjina Shkupës

TIRANË, 8 korrik/ATSH/ Kalaja Rozafa është shndërruar në një skenë filmi, ku po xhirohet dokumentari “Gjej Za”.

Ky film dokumentar përbën një thirrje personale për të reflektuar mbi përvojën e emigracionit dhe sfidat që ka përjetuar si pjesë e një diasporës, vajza shkodrane Luigjina Shkupa e cila ka emigruar nga Shkodra qysh në moshën tre vjeçare dhe aktualisht po përfundon studimet në Universitetin e Filmit në Mynih, Gjermani.

Nën drejtimin e regjizorit, Robert Budina, si produksion i ERA Film, dokumentari “Gjej Za” fokusohet në eksplorimin e identitetit dhe trashegimisë kulturore. Përmes një rrugëtimi nëpër historinë dhe kulturën e Shqipërisë, Luigjina synon të zbulojë rrënjët e identitetit të saj kulturor dhe thelbin shpirtëror të popullit shqiptar.

Nën një kontekst historik, me në sfond Kështjellën e Shkodrës, ajo dëshiron të kuptojë vetveten përmes kontekstit kulturor dhe të shpalosë dilemën se a është e mundur të shpëtojmë nga strukturat kulturore që na janë trashëguar.

Dokumentari “Gjej Za” zbulon thellësinë e identitetit të saj në kontekstin e një Shqipërie të shkuar dhe të sotme.

1 nga 6

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›