E Diel, 1 Nëntor 2026

Rradhën e ka Kuba? Trump: SHBA-të do të drejtojnë Venezuelën derisa…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në një konferencë për shtyp nga rezidenca e tij në Mar-a-Lago, ku ka folur për operacionin e gjerë ushtarak të SHBA-së në Venezuelë dhe kapjen e presidentit Nicolás Maduro.

Ai theksoi se administrata amerikane do të menaxhojë vendin “deri në momentin kur të mund të sigurohet një tranzicion i sigurt, i drejtë dhe i matur”, raporton CNN.

Trump shtoi se qëllimi i SHBA-ve është të shmangë përsëritjen e së njëjtës situatë, ku një tjetër figurë politike do të merrte pushtetin dhe vendi do të përfundonte sërish në krizë.

“Ne do të drejtojmë vendin deri në momentin kur të mund të kemi një tranzicion të sigurt, të drejtë dhe të matur. Nuk duam të përfshihemi në një situatë ku dikush tjetër merr pushtetin dhe përfundojmë sërish në të njëjtën gjendje.”, tha Trump.

Trump e përshkroi ndërhyrjen si “një sulm që nuk është parë që nga Lufta e Dytë Botërore”, duke theksuar se forcat amerikane goditën një fortese të fortifikuar ushtarake në zemër të Karakasit për të sjellë “diktatorin e jashtëligjshëm” para drejtësisë.

Sipas tij, “asnjë komb në botë nuk mund të arrinte atë që Amerika arriti dje”, duke nënvizuar se të gjitha kapacitetet ushtarake të Venezuelës u neutralizuan. Trump tha se operacioni u krye në mesnatë, në kushte errësire, pasi dritat e kryeqytetit ishin fikur, dhe e përshkroi si “të errët dhe vdekjeprurës, por Maduro u kap”.

Trump e konsideroi operacionin si një sukses historik, duke thënë se “asnjë komb në botë nuk mund të arrinte atë që Amerika arriti dje”. Ai theksoi se kapacitetet ushtarake të Venezuelës u neutralizuan plotësisht, ndërsa forcat amerikane, në bashkëpunim me agjencitë e rendit, e arrestuan Maduron në mesnatë, në kushte errësire dhe të rrezikshme.

Trump shtoi se trupat amerikane u përballën me rezistencë, por kundërshtarët u mbingarkuan dhe u neutralizuan shumë shpejt. “Ata e dinin që po vinim, por nuk mundën të na ndalonin,” deklaroi ai.

Presidenti amerikan nënvizoi se operacioni u krye pa viktima nga pala amerikane dhe pa humbje të pajisjeve ushtarake. “Nëse do të kishit parë atë që pashë unë mbrëmë, do të mbeteshit të impresionuar,” tha Trump.

Sa i përket të ardhmes së Venezuelës, Trump bëri të ditur se SHBA-të do të marrin drejtimin e vendit deri në momentin kur të sigurohet një tranzicion i sigurt dhe i drejtë. “Nuk duam që dikush tjetër të marrë pushtetin dhe të përfundojmë në të njëjtën situatë,” u shpreh ai.

Kreu i SHBA-ve shtoi se është gati për “një sulm të dytë” ndaj Venezuelës, por gjykon se nuk është ende e nevojshme një gjë e tillë.

Kush do e drejtojë Venezuelën?

Trump deklaroi se vendi do të administrohet nga një grup i caktuar nga SHBA-të, duke theksuar se nuk ka frikë të vendosë trupa në terren nëse është e nevojshme.

Presidenti amerikan paralajmëroi gjithashtu se kompanitë më të mëdha të naftës në SHBA do të investojnë miliarda dollarë për të rindërtuar infrastrukturën e dëmtuar të energjisë, duke e kthyer sektorin e naftës në burim të ardhurash për vendin.

“Ne do të drejtojmë Venezuelën me një grup dhe do të sigurohemi që të drejtohet siç duhet.

Do të rindërtojmë infrastrukturën e naftës, gjë që do të kushtojë miliarda dollarë. Do të paguhet drejtpërdrejt nga kompanitë e naftës. Ato do të rimbursohen për atë që po bëjnë, dhe ne do ta bëjmë naftën të rrjedhë ashtu siç duhet. Siç e dini, prodhimi aktual është vetëm një rrjedhë e vogël krahasuar me potencialin që kanë.”, tha ai.

Sekretari i Shtetit Marco Rubio e quajti Maduro “i arratisur nga drejtësia amerikane”, duke kujtuar se ai kishte pasur mundësi të shumta për të shmangur këtë përfundim, por zgjodhi të veprojë me papërgjegjësi.

Rubio konfirmoi gjithashtu se ka pasur kontakte me zëvendëspresidenten e Venezuelës, Delcy Rodríguez, e cila është shprehur e gatshme të bashkëpunojë me SHBA-të.

A e ka Kuba radhën pas Venezuelës?

Trump nuk kurseu as kritika ndaj fqinjëve të Venezuelës, duke paralajmëruar presidentin e Kolumbisë, Gustavo Petro, për prodhimin e kokainës që dërgohet në SHBA, si dhe duke e cilësuar Kubën si një komb në dështim.

“Mendoj se Kuba do të jetë diçka për të cilën do të flasim, sepse Kuba është një komb në dështim tani.”, tha Trump.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›