E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrahje masive në veri të Mitrovicës, policia mban të fshehtë incidentin

Rrahje masive mes dy grupe serbësh, ka ndodhur të Premten gjatë natës në veri të Mitrovicës, ndërsa burime të Kosova Press bënë me dije se 4 prej tyre janë plagosur dhe ndodhen në spitalin e Mitrovicës.

Në konflikt janë përfshirë grupi i serbëve Brdani nga Kroi i Vitakut dhe grupi tjetër i quajtur KM-Firma në mesin e të cilëve ka shumë fansa të KF Partizan nga Beogradi.

“E tërë ngjarja është zhvilluar rreth orës 1:00 pas mesnate dhe ka zgjatur pothuajse një orë. Ka pasur shumë zhurmë dhe skena të cilat kanë shqetësuar banorët e zonës, ndërsa janë zhvilluar edhe ndjekje me automjete. Në mesin e pjesëmarrësve në rrahjen kanë qenë edhe dy fëmijët e eprorit të lartë të Policisë së Kosovës në veri, Zhelko Bojic”, thanë të njëjtat burime.

Mësohet gjithashtu se policia ka mbajtur të fshehtë incidentin për shak të të pjesëmarrjes së dy fëmijëve të eprorit të lartë policor.

“Ndërsa një tjetër person i quajtur Penzija i cili mësohet se është  nga qyteti i Krushevcit të Serbisë, i cili kërkohet nga policia serbe për pjesmarrje në vrasje.

Penzija ka mbështetjen e  bosit të krimit në veri, Zvonko Veselinovic, ndaj dhe nuk kapet nga policia thanë burimet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›