Rrahman Hallaçi firmos për VllazninëHallaçi është blerja e tretë e re e Vllaznisë pas mbrojtësit malazias Zeljko Mrvaljevic (28 vjeç) dhe kosovarit Fitim Kasapi.

Rrahman Hallaçi (ish-Elbasani) është blerja e re e Vllaznisë, në prag të ndeshjes së parë kualifikuese në Ligën e Europës kundër irlandezëve të Sligo Rovers (2 e 9 korrik).
Mbrojtësi Hallaçi është një njohje e vjetër e trajnerit Hasan Lika, pasi si lojtari ashtu dhe tekniku i ri kuqebluve kanë punuar së bashku te Partizani.
Hallaçi është blerja e tretë e re e Vllaznisë pas mbrojtësit malazias Zeljko Mrvaljevic (28 vjeç) dhe kosovarit Fitim Kasapi.
Fushaj ka nënshkruar edhe me titullarët Armir Grima, Safet Osja, Vioresin Sinani dhe Amarildo Belisha.
Vllaznia vazhdon fazën përgatitore në Pukë, ndërsa të shtunën ka programuar një ndeshje miqësore me Dinamon në Shkodër (ora 17:00).
E Enjte, 25 Qershor 2009