E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rrapaj në Ukrainë/ Mesfushori pritet të largohet nga Partizani në janar, “Demat” pritet të fitojnë 600 mijë euro nga transferimi

Do të largohen dy liderë.

Partizani pritet të humbasë në janar dy futbollistë dhe lajmi I fundit është që nga klubi kryeqytetas do të largohet edhe mesfushori sulmues, Arinaldo Rrapaj.

Lojtari I rëndësishëm 23-vjeçar mësohet se do të kalojë në Premier Ligën e Ukrainës, ku do të luajë për ekipin Kolos Kovalivka, që mban vendin e 12-të ndër 16 skuadra në elitë.

Pritet që të kuqtë të fitojnë 600 000 euro për kartonin e tij, dhe që po ashtu kanë arritur të mbajnë 20 për qind të kartonit.

Në rast se Rrapaj do të transferohet nga ukrainasit, presidenti Demi do të merrte pjesën e tij.

Po flasim për një futbollist të rëndësishëm, që ka luajtur më parë për Flamurtarin dhe Skënderbeun, e që nga viti 2021 është tek Partizani.

Në karrierën e tij në Superligë ka mbi 230 ndeshje, 22 gola dhe 27 asistë, si dhe ka qenë dy herë pjesë e kombëtares.

Në dhjetor 2023, Rrapaj u shpall lojtari I vitit në Shqipëri.

Bashkë me të largohet edhe mbrojtësi I djathtë, Andi Hadroj, 25 vjeç, I cili shkon tek skuadra Polisia e Zhitomirit gjithashtu në Premier Ligën e Ukrainës, kundrejt 150 000 eurove dhe 20 për qind të kartonit të mbajtur nga Partizani. /abcnews.al

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›