E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrefimi Nedved ngazyra te telefonataeMurinjos

Qendron gjithnje i veshur me xhakete dhe kravate por per Pavel Nedved ka pak rendesi. Ai gjithnje vrapon madje edhe tani qe e ka lene futbollin. Ka nisur te luaje edhe golf ku Del Piero e mund thuajse gjithnje. Dal qe ne oren 6.30-7 te mengjesit. Bej gjuajtjen e pare dhe shkoj te mbledh topin. Por jo si bejne te gjithe...e bej pak me shpejt.
Nedved 31 maji i vitit 2009 ishte nje fund apo nje fillim
Nje fillim. Ate dite nisi faza e dyte e jetes sime. Une isha i lumtur po shijoja ato momente dhe njerezit perqark meje qanin. Ishte nje pasdite e cuditshme dhe magjike.
Kur dhe perse vendoset te linit futbollin
Ne vitin 2006 u betova se do te ringrija Juventusin. Pas ngjitjes dhe vendit te trete koka ime nisi te mos reagonte me ndaj goditjeve. Ne 2009-ten ishim te dytet. Per tu ngjitur nje vend me lart une 37 vjec nuk mund te jepja ndonje ndihme. Duhej dikush tjeter. Ndersa Juve kishte nje projekt ku une nuk beja pjese. Prokuratori im Mino Raiola provoi te me mbushte mendjen te vazhdoja. Kisha oferta jashte dhe brenda Italise por une nuk e shihja dot veten me nje tjeter fanele.
Murinjo ju donte tek Interi. Na tregoni ate telefonate
Kur degjova zerin e tij mbeta i habitur. Ne fillim me beri komplimenta dhe pastaj me tha Pavel kam nevoje per ty per te fituar Champions. Por une refuzova menjehere. Zemra ime nuk me lejonte te luaja per Interin.
Cfare ju mungon nga futbolli
Dhomat e zhveshjes ambienti shakate lodhja.
Si lindi raporti juaj me Andrea Anjelin
Heren e pare qe e pashe ne fushe ishte me te atin Umberton diten e blerjes sime. Juventus ishte nje top-klub por edhe nje familje. U prezantua duke folur anglisht duke harruar se une kisha 5 vjet ne Itali. Une nuk kuptova asnje fjale me pas nisem te dy te qeshnim. Une dhe Andrea kemi te njejtet karaktere ide te ngjashme per vizionin per futbollin dhe mbi te gjitha nje enderr te perbashket qe nuk mund ta zbuloj per momentin.
Ju jeni ne Keshillin Administrativ te Juves. Cfare duhet te beni ne praktike
Emerimi me habiti dhe nderoi. Nuk mund ti thosha jo Andreas. Detyra ime eshte te qendroj prane skuadres te shkoj ne fushe te diagoloj me Del Nerin Maroten Paraticin Peson te ndihmoj ate qe ka nevoje.
Pra do te flisni edhe me Bufon
Jemi takuar dhe takohemi shpesh. Une e kuptoj vuajtjen e tij. Kur qendron jashte per nje demtim serioz behesh keq. Kur nuk vjen ne Vinovo ndoshta Xhixhi vuan me pak.
Keni nje zyre ne seline e klubit
Akoma jo. Kur nuk eshte Andrea ulem ne skrivanine e presidentit.. Eumlshte e bukur te ndahesh mes selise dhe fushes te kuptosh sesi drejtohet nje shoqeri.
Kush eshte me e veshtira detyra si drejtues apo si futbollist
Si drejtues. Nje futbollist duhet te jetoje si nje luftetar te haje te vrapojem te fleje. Nje drejtues ka me shume mendime.
Si eshte Andrea Anjeli si futbollist pasi ju luani bashke te enjteve ne grupin Epica
Surprizues. Ne fillim mendoja se nje Anjeli duhet te ishte sulmues por ai luan trekuartist. Ka nje karakteristike te ngjashme me timen zemerohet nese humbet vrapon lufton. Teknikisht ia hedh mire mbron dhe shtyn perpara. Te enjteve ne kemi nje takim special. Ka juventine torineze interiste. Avokate inxhiniere punetore magaziniere. Nga te gjithe.
Calciopoli cfare ndjen
Nje boshllek te madh brenda eshte e veshtire ta shpjegosh me fjale. Une e di sesa kam djersitur dhe sa sakrifica kam bere per te fituar. Ata dy tituj i ndjej ende te mite por mi hoqen.
A eshte gati per te fituar Juvja e Del Nerit
Jemi ne rruge te mbare. Andrea ka zgjedhur nje staf te vlefshem shoh qetesi dhe dedikim ndaj punes. Ka gjithcka per te fituar. Te Juventusi fitorja eshte nje gje normale dhe kjo duhet te jete e qarte.
Si eshte Krasic
Shume i forte. Kemi dicka te perbashket menyren e vrapimit dhe goditjet ne porte. Ai e kerkon dhe konkretizon. Kroson shume bukur por tani duhet te provoje gjuajtjet nga larg.
Po Del Piero
Eumlshte nje Highlander gjithnje ne radhen e pare. Nje shembull. Pres qe te vazhdoje te luaje akoma. Ale ka koken e duhur per te ecur perpara.
Aleks thote se eshte me i zoti se ju ne golf
I kam lexuar fjalet e tij mosmirenjohesi...OK ai eshte me i forte por luan prej me shume kohesh. Une e kam nisur golfin 35 vjec dhe jam duke u permiresuar.
Ku e keni futur Topin e Arte
Boh...Besoj se eshte ne banke me paten thene ta vendosja atje dhe jo me trofete e tjere. Sidoqofte une nuk shikoj Kupat por shoh perpara.
Biografia juaj quhet Jeta ime normale. Normaliteti eshte sekreti juaj i vertete
Po. Babai im me thoshte Je nje njeri si te tjeret vetem se te dielen luan 90 minuta futboll. Kishte te drejte.
Pavelino djali juaj 10 vjecar eshte mengjarash apo i djathte
I djathte por po i mesoj te luaje me te dy kembet. Luan basket dhe futboll kunder vullnetit te se emes.
Eumlshte dehur ndonjehere Nedved
Sigurisht. Ne fund te sezonit ishte gjeja e pare qe beja per te liruar pak koken.
Cfare ndjeni kur ju konsiderojne shembull
Mendoj se eshte e tepruar por sigurisht qe me pelqen. Eumlshte nje tjeter Top i Arte per mua.

e.n/Altin Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›