E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrefimi i vajzes se Kaninesfirmetarit te Pavaresise

Ne moshen 83 vjecare Safo Kanina nje zonje e vecante dhe fisnike tregon kujtimet e saj per te atin Zihni Kaninen nje prej nenshkruesve te aktit te Pavaresise Kombetare. Safo duket sikur vjen nga nj bote terrori e dhimbjesh sa here zhytet ne keto rrefime ku zoterojne peripecite e familjes gjate sistemit komunist internimet dhe burgosja e te atit. Si ishte jeta dhe vitet e fundit te jetes se patriotit nga pozita e diplomatit ne skutat e erreta te barrakave dhe burgut te Tiranes...te gjitha keto Safo Kanina i rrefen ekskluzivisht per gazeten Shqiptarja.com pasi kemi dale nga ceremoni e zvilluar prej me shume se dy oreve ne sallen e seancave te Parlamentit...

Znj Safo ju jeni bija e firmetarit te pavaresise Zihni Abbas Kanina. A jeni ne gjendje ta kujtoni historine e familjes dhe babait tuaj
Une jam bija e trete e Zihni Kanines. Ne kemi qene tre motra njera prej te cilave ka vdekur ndersa sot jetojme une dhe motra ime me e madhe. Ndryshe nga motra ime une jam ne gjendje akoma te kujtoj dicka nga babai yne dhe jeta e veshtire e tij.

Cfare kujtoni
Babai ishte nje patriot zemermadh diplomat i vertete dhe njohes i disa gjuheve te huaja. I rregullt si me familjen e tij ashtu edhe me miqte dhe bashkepunetoret. Une kam qene ne nje moshe te madhe relativisht dhe kujtoj shume momente nga jeta e tij. Ne si fillim kemi qene ne Rome ku une kreva shkollen e mesme. Me pas u kthyem ne Shqiperi aty rreth viteve 1943 ose 1944. Babai e mori vendimin qe ne te ktheheshim ne Shqiperi dhe ata qe e pyeten e i thane qe pse do te kthehej ne Shqiperi ne nje kohe jo shume te pershtatshme nga ana e trazirave politike ai iu pergjigj se Jam patriot dhe do kthehem ne vendin tim ne Shqiperi. Nena ime gjithnje i thoshte se mbase mund te pesosh gje kur te perfundoje lufta por ai i ktheu te njejten pergjigje edhe se shoqes. Gjithashtu edhe miqte e tij qe ishin te shumte si brenda ashtu edhe jashte vendit i sugjeronin qe te mos kthehej ne Shqiperi duke pasur parasysh pasojat qe do te vinin por ai i kundershtoi duke preferuar Shqiperine. Gjate kesaj periudhe babai im ka qene kryetar i Bankes Kombetare te Shqiperise ne Rome. Kur u clirua Shqiperia nuk i ofruan as pune e as e njohen si patriot. Kerkoi qe te jepte mesimin e gjuhes frenge por autoritetet i thoshin qe shko merr kazmen. Me pas nenen dhe babane i debuan nga Tirana dhe ata u vendosen ne Elbasan. Aty babai kishte disa miq qe i kishte ndihmuar financiarisht ne kohe te ndryshme e te cilet e priten kur shkoi. Me qene se babai u kishte dhene mesim shume personaliteteve gjate kohes kur ishte profesor ne shkollen tregtare te Vlores me shume nderhyrje ne motrat arritem qe te hynim ne pune si sekretare ne ndonje ministri. Une hyra sekretare ne ministrine e Drejtesise ndersa nje nga motrat e mia ne ate te Tregtise. Kur i debuan prindit nga Tirana une shkova pas tyre ne Elbasan sepse nuk mund ti lija vetem ata aq me shume ne gjendjen e rende qe ishin. Ne Elbasan punova si ndihmese e sekretareve te gjykates se qytetit. Ketu nderhyri ish-ministri Manol Konomi nje njeri i mire per te cilin ruaj respekt.

Sa kohe qendruat ne Elbasan
Une mund te rrija vetem nje vit dhe me pas duhet te kthehesha ne Tirane pasi aty kisha punen. Edhe pse pa dokumente i terhoqa prinderit ne Tirane. Kur u kthyen ne kryeqytet prinderit vuajten shume. Me presione te ndryshme deri sa babane e arrestuan ne vitin 1950 duke e akuzuar se ishte marre me politike dhe kishte bashkepunuar me okupatorin. Mbeti ne burgun e Tiranes per nje vit e gjysme. Gjate kesaj kohe ishte shume i rene fizikisht dhe i semure nga mushkerite. Kjo gjendje i detyroi punonjesit e burgut qe te mos e vinin te punonte. Pasi doli nga burgu jeta e tij vazhdoi te ishte shume e keqe. Nuk kishte asnje lloj te drejte u mohua edhe nga lista e triskezimit. Gjithnje sa here qe kerkonte pune te gjithe neper zyra i thoshin se duhet te merrte kazmen. Ndersa nena kerkonte qe te punonte ne ndonje cerdhe femijesh ku te ndihmonte kuzhinieret apo te merrej me pastrimin kerkesa keto qe iu mohuan. Me pas familjes sone i sekuestruan edhe pronat. Duke pare gjendjen shume te keqe ekonomike te nenes dhe babait detyrohesha qe gjysmen e rroges time ta ndaja me ta deri sa babai vdiq i rene nga shendeti dhe i zhgenjyer nga rruga qe kishte marre Shqiperia ne vitin 1959.

A kujtoni dicka nga perjetimet e babait tuaj ne lidhje me shpalljen e pavaresise
Babai kishte shume frike te fliste per cfaredo lloj gjeje. Pas daljes nga burgu erdhen ta takonin disa punonjes te arkivit te shtetit te cilet i kerkuan kujtimet per shpalljen e Pavaresise. Ai nga fika u tha atyre qe jam i semure dhe nuk mundem te flas. I druhej nje burgosjeje tjeter e cila nuk ishte ndonje cudi nese ndodhte. Ne intimitete familjare kujtonte shoket e tij aktivitetin patriotik qe kishin kryer se bashku kujtonte takimet me Ismail Qemalin ne Turqi. E quante si babane e vet. Ne ishim edhe farefis me te pasi gruaja e djalit te Ismail Qemalit ishte kusherira e babait. Nipi i Ismail Qemalit i cili quhej edhe ai Ismail e donte shume babane dhe kur ishim ne Rome ai gjithnje vinte te na takonte sidomos per babane. Per diten e 28 nentorit babai thoshte Kam qene i zene me pune ne gjithe ate dite me qellim qe te mos kishte pengesa ne realizimin e ceremonise zyrtare. Ishim te gjithe shume te shqetesuar por edhe te vendosur qe tia arrinim qellimit. Kishim merakun e mberritjes se Ismail Qemalit ne Vlore dhe perpiqeshim qe te organizonim arritjen e tij ne Vlore pa incidente. Patem shqetesime por edhe besimin e madh se do e ngrinim flamurin kombetar.

Shume prej nenshkruesve te aktit te pavaresise jane pjese e familjes suaj. Cilet jane ata
Po vertet kemi shume pjesetare te rrethit tone familjar qe kane nenshkruar aktin e pavaresise. Qazim Kokoshi ishte kusheriri yne ne Vlore Qemal Elbasani Karaosmani kusheri i yni Iljaz Vrioni ishte kusheriri i pare i nenes sime gjithashtu gruaja e tij ishte nga familja Vokopola halla e nenes sime. Nga familja Vokopola eshte firmetar edhe Ferid Vokopola djali i xhaxhait te nenes sime Qemal be Mullaj ishte kusheri i nenes Hajredin Cakrani ishte kusheri me familjen tone. Keta jane te aferm pasi familja jone ka krushqi edhe me shume te tjere nenshkrues te aktit.

Si bija e nje prej firmetareve te pavaresise ne kete vit jubilar te 100 vjetorit si ndiheni
Te them te drejten me erdhi shume mire qe u organizua kjo ceremoni perkujtimore ne sallen e Parlamentit ku u perkujtuan prinderit tane. Une jam 83 vjec sot dhe ndjeva nje kenaqesi shume te madhe nje gezim te madh qe nuk di si ta pershkruaj. Kjo ngaqe asnjehere nuk jane perkujtuar me dinjitet ashtu si e meritojne ata qe vune themelet e pavaresise se kombit tone. Emocionet e mia personale njekohesisht me shqetesuan dhe me gezuan. Me shqetesuan sepse me kete rast kujtova edhe njehere jeten e vuajtur te babait i cili dha gjithcka per vendin e tij dhe perfundoi ne nje gjendje shume te keqe lene menjane dhe i harruar. U gezova sepse organizuam kete feste i perkujtuam. Mua nuk me vlen asnje gje tjeter qe te me falin nuk e krahasoj me perkujtimin qe i bene sot ketyre figurave patriotesh. Nese do kem shendet dhe me shprese se do mundem fizikisht do te jem ne Vlore me 28 nentor te ketij viti per te qene aty ne te njejtin vend ku para 100 vitesh ishte im ate dhe bashke me te tjeret shpalli pavaresine e Shqiperise. Do ta ruaj veten dhe do i jap shprese qe te shkoj ne Vlore. Do jete nje gezim edhe me i madh se sot.

Lidhur me flamurin origjinal te ngritur me 28 nentor 1912 dhe aktin origjinal te pavaresise relike keto qe mungojne sot pas 100 vitesh si ndiheni per kete fakt
Te bejne perpjekje qe te mund te gjenden keto materiale te vyera te dites se pavaresise. Ato kane vlere te vecante dhe duhet te gjenden patjeter. Uroj qe kete vit te mund ta realizojme kete. Pervec kesaj kam edhe dicka tjeter keta patriote te kujtohen gjithnje dhe ne kete vit jubilar te 100 vjetorit te pavaresise te dekorohen te gjithe firmetaret sepse mundi dhe sakrifica e tyre ka qene e jashtezakonshme per nje Shqiperi te lire e te mosvarme. Ata moren persiper nje detyre te veshtire ne te mire te Shqiperise.
aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›