E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëmbehet dhe përdhunohet një 13-vjeçare

Një 13 vjeçare është marrë me forcë dhe është përdhunuar nga një 26-vjeçar gjatë mbrëmjes së djeshme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mborje të Korçës.

Nikolin Samara, dyshohet se ka marrë me forcë vajzën minorene me inicialen M.G dhe e ka çuar atë në një banesë të vjetër, ku ka kaluar gjithë natën, raporton Noa.

Denoncimi është bërë në polici nga familjarët. Forcat e policisë kanë arritur të arrestojnë gjatë orëve të mëngjesit, Nikolin Samarën. Policia po vijon hetimet për ngjarjen, ndërkohë që ndaj 26-vjeçarit rëndon akuza për “rrëmbim dhe përdhunim”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›