E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëmben supervilën e Cher për 45 milionë $

Beyonce është bërë pronare e një supervile të re, që sapo e ka blerë për 45 milionë dollarë. Më parë, shtëpia në fjalë që gjendet në Malibu, ishte e këngëtares Cher, e cila e kishte nxjerrë në shitje rreth 100 ditë më parë.

Me synimin për t’u transferuar në Londër, duke braktisur Amerikën përkohësisht, legjendarja Cher bëri atë që askush nuk e imagjinonte: Nxori në shitje vilën e ëndrrave, që në fakt kishte tentuar ta shiste edhe në 2008-n, për ta tërhequr më vonë, sepse ishte shumë e lidhur me të.

Tani duket se ka arritur ta bindë për t’ia rrëmbyer pikërisht kolegia Beyonce, që ka shpenzuar vetëm 45 milionë dollarë. Ajo bashkë me Jay-Z, llogaria bankare e të cilëve vërtitet te 600-800 milionë dollarë, do të kenë në dispozicion 7 dhoma, 9 banjo, dhjetë palma mes gjelbërimit, një teatër, një fushë tenisi, një pishinë dhe një holl për miqtë. Më shumë sesa një shtëpi normale duket si një pallat mbretëror.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›