E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreshen-Kalimash, 1 miliarde e 23 milione euro

Zbardhet raporti i skandalit me te madh financiar qe po heton Prokuroria e Pergjithshme. Behet fjale per koston e rruges Rreshen-Kalimash. Sipas burimeve brenda grupit hetimor, raporti qe kane dorezuar dy ekspertet Pellumb Ahmetaj dhe Zenun Katana nxjerr nje shifer marramendese.

Rruga ne total do t‘i kushtoje shtetit shqiptar 1 miliard e 23 milione euro. Nderkohe qe ndryshe nga raporti i pare, dy ekspertet nuk jane marre me diferencat e cmimeve dhe ofertave, por vetem me konstatimin e vleres. Gjithsesi, ne raport nuk harrohet te thuhet se kjo shume tejet e madhe ka arritur edhe si pasoje e funksionimit te nenkontraktoreve qe kane aplikuar cmime mbi tregun.

Dje, nje raport voluminoz eshte paraqitur ne sekretarine e Prokurorise se Pergjithshme per vleren reale te rruges Durres-Kukes, nderkohe qe pas analizes brenda ketyre diteve priten edhe pergjegjesite penale. Dy ekspertet kontabel jane paraqitur mengjesin e djeshem ne recepsionin e organit qendror te akuzes dhe me pas jane drejtuar ne sekretari, ku kane lene edhe "zarfin" me te gjitha te dhenat e llogaritura te ndertimit te rruges.

Grupi hetimor tha zyrtarisht se ka kontaktuar me ekspertet, ku ka marre si pergjigje: raporti ka mbaruar, duke i dhene zgjidhje disa pyetjeve te prokuroreve te ceshtjes. Ne fakt, organi i akuzes ka emeruar dy prokurore per hetimin e kesaj ceshtjeje. Por gjate "rruges", njeri prej tyre eshte emeruar ne Prokurorine e Krimeve te Renda, ku ka ne duar disa dosje te rendesishme dhe veprimet e fundit hetimore per hetimin e ish-zyrtareve te Ministrise se Transporteve po i ndjek vetem prokurori Arben Kraja.

Nga te dhenat paraprake, mesohet se ekspertet Pellumb Ahmetaj dhe Zenun Katana kane raportuar ne akuzen qendrore se, pervec shkeljeve te medha ligjore, si ne hartimin e kontrates, ashtu dhe ne zbatimin e saj, qeveria shqiptare ka firmosur nje kosto per ndertimin e rruges disa here me te larte se realja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›