E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëshqitje dherash dhe të shkëmbinjve, probleme në aksin nacional që lidh Lozhanin me zonën e Moglicës

Në aksin nacional që lidh qytetin e Maliqit me Lozhanin dhe zonën e Moglicës vijojnë problematikat që lidhen me sigurinë rrugore, ku përveç rrëshqitjeve të dherave dhe shkëmbinjve, shqetësim për autoritetet lokale të rrugëve mbetet edhe dëmtimi i rëndë i infrastrukturës rrugore në disa segmente të këtij aksi.

Sipas specialistëve të fushës, në disa pjesë të rrugës janë konstatuar dëmtime serioze të bazamentit të asfaltit, duke bërë që qarkullimi i mjeteve të kryhet vetëm në një korsi, çka rrit ndjeshëm rrezikun për aksidente dhe vështirëson lëvizjen e automjeteve.

Burime nga terreni bëjnë me dije se dëmtime të tilla janë evidentuar në tre deri në katër segmente të ndryshme të rrugës, të cilat kërkojnë ndërhyrje urgjente për të shmangur përkeqësimin e situatës dhe për të garantuar sigurinë e përdoruesve të këtij aksi të rëndësishëm për zonën./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›