E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rrëshqitje gurësh në tunelin e Shkopetit/ Bllokohet qarkullimi në aksin Burrel-Milot

Reshjet e dendura te shiut gjatë natës, kanë sjellë probleme në zonën e Shkopetit. Masivë gurësh kanë rrëshkitur duke bllokuar rrugën pranë tunelit. Punonjësit e mirëmbajtjes së rrugës Skuraj- Burrel ndodhen në vendngjarje  dhe po pastrojnë segmentin për qarkullimin e automjeteve.

Për shkak të reshjeve  intensive u bllokua dhe nënkalimi në autostradën Milot Thumanë pranë Fushë Mamurrasit.   Automjetet  kanë zgjedhur rrugë alternative për të lëvizur.

Ndërkohë punonjës të Bashkisë së  Kurbinit po  punojnë për të  larguar ujin nga nënkalimi.

/abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›