E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëshqitje në aksin Maliq–Lozhan, shoferët rrezikojnë në rrugën e ndërtuar vetëm pak kohë më parë

Një segment i rrugës nacionale Maliq–Lozhan ka rrëshqitur duke sjellë probleme në qarkullim.

Ky  aks eshte një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore në juglindje të vendit, pjesë e rrugës kombëtare Maliq–Gramsh.

Në afërsi të zonës së njohur si “Tylbja e Goçës”, asfalti është dëmtuar rëndë si pasojë e zhvendosjes së dherave, e bërë kalimin të pasigurt.

Për momentin, nga autoriteti rrugor rajonal janë vendosur  dy tabela sinjalizuese që njoftojnë drejtuesit e mjeteve për punime në rrugë.

Burimet thane se rrëshqitjet kanë ndodhur prej  një jave dhe akoma nuk ka një ndërhyrje për stabilizimin e kësaj situate në segmentin e dëmtuar.

Zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar  në juglindje te vendit pranojnë dëmtimin e ketij segmenti, por sipas tyre rruga ndodhet ende në fazën e garancisë, ndaj institucioni është vënë në kontakt me firmën kontraktore, e cila pritet të ndërhyjë për rehabilitimin dhe riparimin e zonës problematike.

Ndërkohë, drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në këtë segment, deri në zgjidhjen përfundimtare të situatës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›