E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreshqitjet e dheut demtojne rrugen Kukes-Morine

KUKES- Rikthehen demtimet ne rrugen Kukes-Morine pjese e autostrades Durres-Kukes.

Rreshqitjet e dheut kane shkaktuar carje te medha te rruges e per pasoje dhe shembje te saj ne pjesen anesore. Demtimet me te medha jane 9 kilometra ne dalje te qytetit te Kukesit dhe fare prane fshatit Breglume.

Nderkohe qe carjet kane vijuar deri ne brendesi te rruges duke shkaktuar veshtiresi e rrezik per kalimin e automjeteve.

Demtimi i kesaj pjese te rruges qe kap nje gjatesi prej rreth 100 metrash ka detyruar reduktimin e levizjes se automjeteve nga kater korsi vetem ne dy.

Kjo nuk eshte hera e pare qe ka carje te tilla ne rrugen Kukes-Morine. Vetem nje muaj me pare rreshqitjet anesore kishin shkaktuar carje deri ne 50 centimetra thellesi dhe disa centimetra gjeresi duke shkaktuar mjaft veshtiresi per kalimin e automjeteve.

e.n/news24/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›