E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreth 100 të arrestuar në Paris

Rreth 100 persona janë arrestuar në Paris pas konfrontimeve mes policisë dhe protestuesve gjatë demonstratave kundër ligjit të ri të Francës, që lejon martesën e homoseksualëve dhe adoptimin prej tyre të fëmijëvr.

Policia ka deklaruar se rreth 150 mijë persona morën pjesë në protestën e së dielës ndërsa
organizatorët theksojnë se numri është më i lartë

Demonstrata u organizua nga grupet, që e përshkruajnë veten si pro-tradicionaliste.

Demonstrata filloi në mënyrë paqësore, por raportet thonë se aktivistët e ekstremit të djathtë nxitën përleshjet me policinë, e cila hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat në qendër të Parisit.

Ligji për martesat e të njëjtës gjini u nënshkrua nga presidenti Francois Hollande në këtë muaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›