E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rreth 40 mijë anëtarë në fondet e pensioneve private

TIRANË, 31 maj/ATSH/ Tregu i pensioneve private vullnetare u rrit më tej në tremujorin e parë të këtij viti.

Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se numri total i anëtarëve arriti në 39 910.

Gjatë tremujorit të parë të vitit, numri i anëtarëve të fondeve është zgjeruar me 4.53 %.

Vlera e aseteve neto të fondeve të pensionit në fund të muajit mars 7 miliardë lekë (68.24 milionë euro dhe me një rritje prej 282 milionë lekë (4.18%) krahasuar me dhjetorin e 2023-shit.

Gjatë periudhës janar-mars 2024, në tregun e pensioneve private ushtruan aktivitetin e tyre gjashtë fonde pensioni.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›