E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rrethi Çiklistik i Shqipërisë, gati për nisje

Rrethi Çiklistik i Shqipërisë, i njohur ndryshe si Turi i Shqipërisë dhe që do të pasqyrohet në ekranin e RTSH, zhvillon këtë vit edicionin e tij të 80-të. Gara e 3-të më e vjetër çiklistike në Evropë, e cila është prej disa vitesh është pjesë e kalendarit ndërkombëtar, do të përshkojë plot 754 km gjatë 5 etapave të saj, që i marrin 15 skuadrat pjesëmarrëse, nga të cilat 12 janë ndërkombëtare, përgjatë itinerarit Tiranë-Lushnjë-Elbasan-Vlorë-Përmet, duke e mbyllur në finishin tradicional të Fierit.

 Shërbimet e Policisë Rrugore, të Patrullave të Përgjithshme dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, në bashkëpunim me organizatorët e aktivitetit ndërkombëtar “Turi i 80-të çiklistik i Shqipërisë”, kanë marrë masa për mbarëvajtjen e aktivitetit, përsa i përket sigurisë rrugore dhe rendit.

Me qëllim garantimin e zhvillimit të këtij aktiviteti dhe për të njoftuar qytetarët që kanë planifikuar lëvizjen në akset rrugore, në datat që do zhvillohet ky tur çiklistik, Policia e Shtetit ka marë masat e duhura për bllokimin dhe devijimin e lëvizjes së automjeteve në akset rrugore ku do të zhvillohet aktiviteti.

Aktiviteti çiklistik përfshin 5 etapa garash me itenerare të gjata në disa nga asket rrugore kombëtare. Në këtë aktivitet marrin pjesë 15 ekipe nga vende të ndryshme të botës dhe 150 garues.

Rrethi i 80-të Çiklistik i Shqipërisë:

Etapa e parë        –        Tiranë – Dushk – Krrab렠                 146 km

Etapa e dytë        –        Tiranë – Lushnjë – Elbasan     157 km

Etapa e 3-të        –        Elbasan – Vlor렠                     143 km

Etapa e 4-t          –        Vlorë – Mbrostar – Përmet    185 km

Etapa e 5-të        –        Përmet – Fier                                    123 km

Totali:                                                                                     754 km

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›