Rrezik i lartë nga zjarret/ IGJEUM: Sot dhe nesër rrezik për flakët në disa qarqe të vendit

Temperaturat e larta kanë rritur ndjeshëm rrezikun e zjarreve në vend. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) ka paralajmëruar se gjatë kësaj të marte dhe të mërkure, në pjesën më të madhe të Shqipërisë pritet rrezik i lartë për shpërthimin dhe përhapjen e zjarreve.
Sipas IGJEUM, moti do të karakterizohet nga temperatura të larta, ndërsa era do të fryjë e lehtë deri mesatare, kushte që favorizojnë përhapjen e flakëve në zonat me bimësi të thatë.
Rreziku më i lartë është parashikuar në 9 qarqe të vendit, ku autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr. Sot pasdite (e martë, dt. 04) dhe nesër (e mërkurë, dt. 05) pritet nivel rrezik “I LART˔ në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër pritet nivel rrezik “I MODERUAR”
Ndërkohë, në qarqet e tjera rreziku vlerësohet si i moderuar. Megjithatë, në disa zona të qarqeve të Shkodrës, Kukësit dhe Dibrës parashikohet gjithashtu nivel i lartë rreziku për përhapjen e flakëve.
Autoritetet u kërkojnë qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër zjarri pranë strukturave përgjegjëse, për të parandaluar përhapjen e tyre.