E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrezikojne te shemben shtepi te tjera ne Synej

Rrezikohen te shemben te tjera shtepi ne komunen Synej te Kavajes, per shkak te rreshqitjes se dheut pas reshjeve te medha te diteve te fundit.

Banoret e shtepive tregojne se kane konstatuar carje te mureve dhe kane degjuar krisje.

Korrespondentet tane njoftojne se banoret jane ne panik dhe ne ankth se mos shtepite e tyre pesojne te njejtin fat si ndertesat e tjera qe u shemben nje dite me pare ne kete zone.

Godinat jane ndertuar vitet e fundit, ndersa nuk dihet nese jane respektuar normat dhe lejet per ngritjen e shtepive.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›