E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrezikon ndeshkim te rende Bushi, per sjellje jo te hijshme

Nga Greqia, Kastriot Gjini
Rrezikon te ndeshkohet rende sulmuesi i kombetares shqiptare dhe i Apollon Kalamariase Alban Bushi, per sjellje te keqe gjate ndeshjes se sotme kunder skuadres se madhe te Panathinaikosit. Behet fjale per momentin kur arbitri nuk dha penallti per nje rrezim te Bushit ne zone, dhe ndersa shoket e skuadres se shqiptarit po flisnin me arbitrin, Bushi mesa duket peshtyu sulmuesin kundershtar Papadhopulos, i cili reagoi dhe e goditi ne fytyre. Arbitri pa vetem goditjen dhe nxori kartonin e kuq per lojtarin e Panathinaikosit, duke e lene me 10 lojtare skuadren mike. Sikur te mos mjaftonte kjo, pas shenimit te golit me penallti nga Bushi, sulmuesi shqiptar beri ca shenja turperuese ne drejtim te stolit kundershtar. Pas kesaj ndeshje eshte mbledhur direkt komisioni i disiplines se superliges greke, i cili ka pezulluar arbitrin per te gjithe sezonin. Per Alban Bushin nuk eshte vendosur gje, por mesa duket, sulmuesi shqiptar rrezikon shume per ndonje pezullim. Pas ndeshjes Bushi u shpreh per mediat greke : " Morem nje rezultat te paster, ne nje ndeshje te nivelit te mesem. Me vjen keq qe doli me karton te kuq sulmuesi kundershtar, por cdo futbollist ne rradhe te pare lufton qe te fitoje skuadra e tij. Kur ndodhemi ne fushe dhe luftojme per nje rezultat, ka momente qe jemi gjaknxehte, por kjo ndodh vetem brenda ndeshjes, gjithcka qe ndodh duhet te mbese brenda ndeshjes.Ne fund te fundit kush eshte me i zgjuar fiton keso lloj rastesh. Rasti i penalltise se kundershtarit ishte nje faull i sulmuesit dhe jo nje 11 metersh por per kete me mire flet arbitri".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›