Rrezikon të gjithë Evropën, Rusia mohon vendosjen e eksplozivëve në termocentralin bërthamor të Zaporizhias
Rusia ka hedhur poshtë pretendimet se ka vendosur pajisje ushtarake dhe eksplozivë në termocentralin bërthamor Zaporizhia, në Ukrainë.
Të mërkurën, Inspektorati Shtetëror Rregullator Bërthamor i Ukrainës akuzoi Rusinë për vendosjen e armëve, eksplozivëve dhe pajisjeve ushtarake në një nga njësitë e termocentralit. Inspektorati tha se e mori informacionin gjatë takimit të tij javor me përfaqësuesit e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.
"Në rast të një situate emergjente në NPP Zaporizhia me një çlirim potencialisht të mundshëm të substancave radioaktive në mjedis, pasojat do të ndjehen jo vetëm nga Ukraina - por ato do të kenë gjithashtu një natyrë ndërkufitare", tha inspektorati.
Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar “për një përgjigje të konsoliduar dhe vendimtare ndaj veprimeve të vendit agresor”. Vladimir Rogov, një anëtar i administratës ushtarako-civile të emëruar nga Rusia në Zaporizhian e pushtuar, i quajti pretendimet "një gënjeshtër".
“Ne nuk e përdorim termocentralin bërthamor si një objekt ushtarak – kjo tashmë është vërtetuar nga të gjithë dhe është konfirmuar më shumë se një herë”, tha Rogov për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve TASS.
Forcat ruse vazhdojnë të kontrollojnë termocentralin bërthamor të Zaporizhia, por termocentrali ende operohet fizikisht nga stafi ukrainas. Impianti është shkëputur shpesh nga rrjeti elektrik i Ukrainës për shkak të granatimeve intensive në zonë, duke rritur frikën për një aksident bërthamor.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
