E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrezikonte të mbytej në Gjirin e Shën Janit, pushuesja shpëtohet nga qytetarët dhe polica

Disa qytetarë dhe punonjëisit e policis kufitare në Vlorë,l i kanë shpëtuar jetën një qytetareje e cila rrezikonte të mbytje në Gjirin e Shën Janit.

Njoftimi:

Policia Kufitare Vlorë, në bashkëpunim me qytetarët, i erdhi në ndihmë një shtetaseje që rrezikoi mbytjen në det, në Gjirin e Shën Janit.

Sot, gjatë patrullimit me mjet lundrues, shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë konstatuan thirrjet për ndihmë të pushuesve. Në breg ndodhej një shtetase, e cila ishte nxjerrë nga deti nga qytetarët, pasi gjatë notimit kishte pirë ujë dhe kishte rrezikuar mbytjen.

Punonjësit e Policisë Kufitare, së bashku me pushuesit, i dhanë ndihmën e parë në breg dhe më pas e transportuan me mjetin lundrues drejt portit të Vlorës. Gjatë rrugës, gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua, por u asistua përsëri nga punonjësit e Policisë Kufitare dhe u bë e mundur stabilizimi i saj deri në momentin e dorëzimit tek ekipi i urgjencës mjekësore.

✅ Falë reagimit të shpejtë të qytetarëve dhe Policisë Kufitare, shtetasja ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve të Spitalit Rajonal Vlorë.

????????‍♀️ Policia e Shtetit falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe apelon për kujdes maksimal, ndërsa strukturat e saj vijojnë të jenë të angazhuara për sigurinë e pushuesve dhe turistëve.

#angazhimpërkushtimsakrificë????️????

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit????????

#nëshërbimtëqytetarëve????️????????️

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›