E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëzimi i Air France: Gabim njerëzor dhe teknik

Rrëzimi i avionit

Hetuesit francez kanë zbardhur shkaqet e rrëzimit të avionit të Air Francë që fluturonte nga Parisi për në Rio de Zhanejro, ku humbën jetën 228 persona në vitin 2009. Hetuesi ka konkluduar se shkak për rrëzimin e avionit ka qenë një gabim teknik, dhe nga mostrajnimi për raste të veçanta i pilotëve.

Me rastin e publikimit të raportit sot në Paris, agjencia për hetimin e aksidentit ajror, BEA, tha se problemet e aeroplanit kishin filluar me mosfunksionimin e sensorëve të shpejtësisë dhe se ekuipazhi ishte në gjendje pothuajse të humbjes totale të kontrollit të situatës.

Në raportin e agjencisë BEA shprehet rëndësia e trajnimit të pilotëve, në mënyrë që ata të kenë njohuri më të mira të sistemeve të aeroplanit në rast të ndonjë situate të pazakonshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›