E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrezimi i Kostes, avokatet kunder Kuvendit

Nje dite pasi Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli numeroi 66 votat kunder qe i prene rrugen juristit Vangjel Kosta per t’u zgjedhur anetar i Gjykates Kushtetuese, ka reaguar me shqetesim edhe Dhoma Kombetare e Avokatise.

Permes nje deklarate te firmosur nga kryetari i saj, Maksim Haxhiaj, Dhoma Kombetare e Avokatise, pasi ka vleresuar karrieren dhe aftesite e Vangjel Kostes shpreh shqetesimin per mungesen e transparences ne procesin e vleresimit te kandidaturave nga mazhoranca dhe Kuvendi. Dhoma Kombetare e Avokatise thekson se Kuvendi shperfilli transparencen e realizuar nga presidenca dhe seanca degjimore e Komisionit te Ligjeve.

Dhoma e Avokatise ne kete reagim kundershton skualifikimin apriori sikurse e cileson te kandidaturave qe kane qene pjese e sistemit gjyqesor para viteve ‘90, duke anashkaluar nje vleresim te besueshem per publikun. Dhoma shprehet se eshte e njejta mazhorance politike qe ne 1993-shin e vleresoi veprimtarine e zotit Vangjel Kosta perpara viteve ‘90, duke e emeruar gjyqtar ne Gjykaten e Kasacionit.

Ne deklaraten zyrtare i behet apel Kuvendit te perfshije Dhomen e Avokatise ne procesin e verifikimit te kandidtaturave per gjyqtare ne kushtetuese dhe ne Gjykaten e Larte, sikurse ka vepruar edhe Presidenti Bamir Topi. Reagimi i Dhomes Kombetare te Avokatise, ishte i pari pas rrezimit te kandidatures se Presidentit te Republikes nga Kuvendi i Shqiperise.

Dhe ky eshte i dyti rast kur mazhoranca voton kunder nje gjyqtari te propozuar nga kreu i shtetit, pas rrezimit ne bllok te 5 dekreteve per anetare te Gjykates se Larte dy vjet me pare. Ndoshta nisur nga ngjarjet e tjera politike te dites, partite dhe vete Presidenti i Republikes, deri tani kane heshtur ne lidhje me rrezimin ne Kuvend te ketij dekreti, por duket se heshtja ngjan me qetesine perpara nje nje furtune tjeter politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›