Rrëzimi i balonës / SHBA: Kina synonte të monitoronte vendet e rëndësishme ushtarake

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane ka kundërshtuar pretendimet e Kinës se balona që u rrëzua prej tyre ishte thjesht për monitorimin e kushteve atmosferike.
“Kjo ishte një balonë spiunimi e Kinës. Kjo balonë përshkoi qëllimisht hapësirën e Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë. Ne jemi të bindur se po kërkonte të monitoronte vendet e ndjeshme ushtarake. Udhëtimi i saj mbi Shtetet e Bashkuara dhe shumë pranë vendeve potencialisht të ndjeshme bie ndesh me shpjegimin e qeverisë së Kinës se ishte thjesht një balonë për të matur kushtet amoferike”, është shprehur Sekretari amerikan i Mbrojtjes, transmeton CNN.
Gjithashtu, sipas tij, një balonë e dytë është vërejtur mbi Amerikën Qendrore dhe Jugore, si dhe kishte karakteristika të ngjashme teknike me atë që fluturoi mbi SHBA.
“Të dy balonat mbajnë gjithashtu pajisje vëzhgimi që zakonisht nuk lidhen me aktivitete standarde meteorologjike ose kërkime civile”, është shprehur më tej ai.
/rtsh.al/