Rrëzimi i helikopterit, KE aktivizon shërbimin e hartës satelitore për të gjetur presidentin iranian

Komisioni Evropian ka aktivizuar shërbimin e hartave satelitore për të ndihmuar në përpjekjet e kërkimit pas rrëzimit të helikopterit të presidentit iranian Ebrahim Raisi.
Kjo lëvizje e Komisionit Evropian vjen pas kërkesës për ndihmë nga Irani.
Sipas komisionerit evropian për menaxhimin e krizave, shërbimi i Menaxhimit të Emergjencave të Komisionit Evropian Copernicus ofron produkte hartash bazuar në imazhet satelitore.
Komisioneri i menaxhimit të krizave Janez Lenarcic thotë në X se shërbimi po aktivizonte “shërbimin e tij të hartës së reagimit të shpejtë në funksion të aksidentit të helikopterit”.
/rtsh.al/