Rrëzohet avioni në ambientet e shkollës

Të paktën dy persona mbetën të vdekur si pasojë e përplasjes dhe më pas të shpërthimit të një avioni të vogël, i cili u rrëzua pranë një shkollë në Sidnej të Australisë.
Lajmin e bëri të ditur policia lokale. Pesë persona, mes të cilëve disa nxënës janë të shokuar për atë cfarë kanë parë ndërsa ndodhte përpara syve të tyre.
Mjeti ra në një zonë të mbushur me njerëz dhe e gjithë skena ishte e tmerrshme.