E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëzohet avioni turistik në Zvicër, humbin jetën disa persona

Rrëzohet avioni turistik në Zvicër, humbin jetën disa

Një avion turistik është rrëzuar në Alpet zvicerane, duke vrarë tre persona.

Një zyrtar lokal tha për RTN Radio se ka pasur viktima nga rrëzimi i avionit, por fillimisht nuk dha detaje apo një numër.

“Familjet e viktimave duhet të informohen së pari”, shpjegoi zëdhënësi i policisë Georges-André Losuet.

Disa orë më vonë, policia zvicerane njoftoi se ka tre të vdekur, piloti dhe dy pasagjerë. Autoritetet kanë nisur tashmë një hetim për shkaqet e aksidentit.

Rrëzimi i avionit të vogël turistik ndodhi në Ponts-de-Martel në malet Neuchâtel të Alpeve, pranë kufirit të Zvicrës dhe Francës.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›