E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rrëzohet helikopteri në Gjermani, humbin jetën dy ushtarë

Një fluturim stërvitor i zakonshëm pranë qytetit lindor të Leipzigut u kthye në tragjedi mëngjesin e së martës, kur një helikopter i operuar nga Njësia Ajrore Nr. 64 e Bundeswehr-it u rrëzua, duke shkaktuar vdekjen e dy pjesëtarëve të forcave të armatosura gjermane dhe zhdukjen e një tjetri.

Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë konfirmoi lajmin, duke sqaruar se helikopteri ishte marrë me qira dhe po kryente një mision rutinë trajnimi në momentin e aksidentit. Aktualisht, ekipet e kërkim-shpëtimit ndodhen ende në vendin e ngjarjes dhe janë në kërkim të trupit të anëtarit të tretë të ekuipazhit.

Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, duke folur për mediat, shprehu tronditjen e tij për humbjen e jetëve: “Vdekja e pjesëtarëve të ekuipazhit na ka prekur thellë mua personalisht dhe të gjithë Bundesëehr-in,” raportojnë mediat e huaja.

Hetimet për këtë incident tragjik do të drejtohen nga Gjenerali për Sigurinë Ajrore të Bundesëehr-it, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet civile. Deri më tani, shkaqet që çuan në rrëzimin e helikopterit mbeten të paqarta./abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›