E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rrëzohet kërkesa e SPAK për përjashtimin e gjyqtares Olldashi nga çështja e Malltezit

Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i kërkesës për sekuestron e pasurive të Jamarbër Malltezi, dhëndrit të ish kryeministrit Sali Berisha, është rrëzuar nga gjyqtarja Miliana Muca.

SPAK kërkoi përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i çështjes së sekuestros mbi pronat e Jamarbër Malltezit dhe kërkesës së Berishës për heqjen e masës së sigurisë ndaj tij.

Prokuroria e Posaçme argumentoi se gjyqtarja është në konflikt interesi, mirepo gjykata nuk e pranoi kete kerkese.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›