E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rrëzohet kërkesa e avokatëve, Irena Gjoka do të vendosë për fatin e Berishës

Gjyqtarja Irena Gjoka do të vijojë të vendosë për fatin e Sali Berishës, pasi kërkesa e avokatëve të tij për përjashtimin e saj nuk është pranuar.

“Personi nën hetim Sali Berisha nëpërmjet mbrojtësve të tij ka paraqitur kërkesën për përjashtimin e trupit gjykues që shqyrton kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me objekt: zëvendësimin e masës së sigurimit.
Kjo kërkesë i’u kalua për shqyrtim gjyqtarit të gatshëm, i cili në përfundim të gjykimit vendosi rrëzimin e kërkesës”, thuhet në njoftim.

Avokatët kishin kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, pasi ajo ishte shkarkuar në vitin 1996 nga Sali Berisha, kur ai ishte kreu i KLD.

Kërkesa u shqyrtua nga gjyqtarja Rudina Palloi, e cila u caktua përmes shortit.

Kujtojmë që SPAK ka kërkuar arrest shtëpie me mbikëqyrje policore për Berishën, teksa GJKKO pritet të fillojë seancën në orën 11:00. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›