E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rrëzohet kërkesa e ish-kryebashkiakut Frrokaj për pezullim dënimi

TIRANË, 30 janar/ATSH/ Gjykata e Lartë ka rrëzuar sot kërkesën e ish-kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj, i cili ka kërkuar pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm, që e dënoi me 2,8 muaj burg për shpërdorim detyre.

Frrokaj, i cili është shpallur në kërkim prej datës 23 dhjetor 2024, përmes avokatit të tij ka kërkuar nga Gjykata e Lartë edhe pezullimin e dënimit, deri në shqyrtimin e rekursit në këtë gjykatë.

Më herët, Frrokaj është dënuar edhe nga Shkalla e Parë e GJKKO-së me 1,4 vite burg, dënim që Apeli ia dyfishoi. Policia, pasi ka marrë urdhrin e ekzekutimit, ka kryer kontrolle, por nuk e ka gjetur atë në banesë, ndërsa e ka shpallur në kërkim.

Fran Frrokaj u dënua nga Apeli i GJKKO, pasi si kryetar i komunës Shënkoll, bashkë me ish-zyrtarë të tjerë, ka favorizuar regjistrimin e 82 pasurive të paluajtshme për disa persona.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›