E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rrëzohet nga biçikleta/ Humb jetën 67-vjeçari në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën “Aleks Buda”, në Tiranë.

Dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta shtetasi me iniciale S. Ç., 67 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve që ka marrë në kokë, 67-vjeçari ka humbur jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.04.2023, në rrugën “Aleks Buda”, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta shtetasi S. Ç., 67 vjeç, i cili dyshohet se për shkak të dëmtimeve që ka marrë në kokë, ka humbur jetën. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›