Rrëzohet nga pallati, vdes punonjësi i ndërtimit
Besim Omeri, nga qyeti i Durrësit ka gjetur sot vdekjen , teksa po punonte në një pallat.
Viktima, 35 vjeç ka rënë aksidentalisht nga pallati.Ngjarja u shënua paraditen e sotme në lagjen numër 1 të qyteti të Durrësit.
Nga hetimet paraprake mësohet se ngjarja është aksidentale, ndërkohë që trupi i pajetë i Besim Omerit është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, ndërkohë që do hetohet mbi kushtet e sigurisë teknike. /A.XH