Rrëzohet teleferiku në Austri, 4 persona të plagosur rëndë

Një teleferik është rrëzuar në vendpushimin e skive Hochoetz, në Tirol, Austri. Katër personat që ndodheshin brenda mbetën të plagosur rëndë.
Shkëputja nga kablloja mund të jetë shkaktuar nga përplasja me një pemë. Sipas autoriteteve, nuk dukej të ishte një defekt teknik.
Vendi i aksidentit ishte në terren të vështirë ku mund të arrihet vetëm në këmbë, por fatmirësisht u bë e mundur transportimi i të plagosurve në spital./ TGCOM
/rtsh.al/