E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrihet brutalisht me shufra hekuri një person në Mitrovicë, arrestohen dy persona

Dy persona janë vënë në pranga, pasi kanë sulmuar një person tjetër duke e goditur me shufra hekuri, si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes tyre. Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 20:50 në fshatin Kçiq i Madh të Mitrovicës.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, i dëmtuari, një mashkull kosovar, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Të dyshuarit, pas intervistimit nga autoritetet, janë ndaluar me vendim të prokurorit kompetent.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›