E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrihet nga vartësi i tij Xhelal Mziu, policia përpiqet të fshehë ngjarjen

MziuKreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, është goditur nga një prej vartësve të tij në policinë bashkiake. Sipas TCH, ngjarja ka ndodhur mesditën e së dielës.

Mësohet se Mziu është goditur në fytyrë duke u gjakosur. Ai është dërguar në Spitalin Ushtarak për të marrë mjekim, ndërkohë që policia është përpjekur që ta fshehë ngjarjen. Ajo nuk e ka konfirmuar zyrtarisht rrahjen e Mziut.

Sherri mes Mziut dhe vartësit të tij mësohet se ka ndodhur në një zyrë elektorale të PD-së, por policia ka mohuar që në qendër të tij të ketë qenë kreu i Bashkisë së Kamzës. /b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›