E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrihte gruan dhe vajzën, arrestohet një person në Mirditë

MIRDITE-Një shtetas është arrestuar në Mirditë nën akuzën e dhunës në familje.
Policia bëri të ditur se në pranga është vënë shtetasi Fran Paçuku. Ai është arrestuar në flagrancë nga komisariati i Mirditës teksa dhunonte me grushta e shkelma bashkëshorten dhe vajzën e tij.
Nga të dhënat e mbledhura mësohet se Paçuku ushtronte dhunë sistematike ndaj bashkëshortes.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›